Ushqimet që njollosin dhëmbët tuaj

Nëse doni te keni një buzëqeshje perfekte, do t’ju duhet t’i mbani dhëmbët tuaj vërtet të bardhë, transmeton Lajmi.net. Për të arritur këtë perfeksion, shmangni këto 7 ushqime që njollosin dhëmbët:
Manaferrat

Manaferrat janë fruta të lëngshme dhe të ushqyeshme, por pigmenti i tyre i pasur në ngjyrë mund të ngjitet në smaltin e dhëmbëve dhe të lë një cipë sipër tyre.

Panxhari

E dini sa njolla të vështira lë panxhari në rrobat tuaja? Nëse po, thjesht imagjinoni se çfarë mund t’u bëjë dhëmbëve tuaj. Lani dhëmbët menjëherë mbasi hani panxhar për të minimizuar dëmin.

Biskotat me kripë

E kujt mund t’i shkonte në mend? Shumë lloje biskotash me kripë përbëhen nga karbohidrate të përpunuara, të cilat kthehen në sheqerna duke përbërë kështu një terren perfekt për bakteret që lënë njolla në dhëmbë.

Uthulla balsamike

Thellësisht e pigmentuar dhe plot me acide, uthulla balsamike përkthehet në “lajme të këqija” për dhëmbët. Mundohuni të kufizoni konsumin e saj vetëm si shtesë për sallatën tuaj.

Turshitë

Ju kërkojmë ndjesë “fansave” të turshive. Shija e athët dhe e thartë që ju pëlqeni aq shumë, në fakt vjen nga acidi. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se acidi gërryen smaltin dhe lë njolla tek dhëmbët.

Kafeja dhe çaji

Nuk ka rëndësi nëse jeni një vajzë që pëlqeni kapuçinon apo adhuruese e çajit, konsumi i tepërt i pijes së ngrohtë që preferoni, do ju lërë njolla tek dhëmbët. Kjo ndodh sepse pigmentet që gjenden tek të dyja këto pije kaq të dashura, ju zverdhin dhëmbët.

Salca e domateve

Meqë domatet janë tepër acidore dhe me ngjyrë të fortë, salca e tyre mund të njollosë dhëmbët dhe të gërryej smaltin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button