Maqedoni, vdekshmëria e foshnjave: Më së shumti këto foshnje

Më së shumti vdekshmëri te foshnjat ka te romët, kështu tregojnë analizat e Entit për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Nënave. Sipas të dhënave të vitit 2014, vdekshmëria te foshnjat e porsalindura te kjo popullatë ka qenë 14.2 promilë, ndërkaq në vitin 2013 17.4, shkruan NOVATV, transmeton Portalb.

Të dhënat tregojnë se vdekshmëria të foshnjat e porsalindura te popullata rome është me lartë në krahasim me bashit tjera.

Specialistët si arsye thonë se është statusi social, jo-arsimimi, shtatzënia tinejxheriale, painformimi, por edhe mungesa e gjinekologut amë. Numri i gjinekologëve amë është i përgjysmuar në 135, ndërkaq njëra ndër lagjet më të populluara me romë “Shuto Orizare”, dhjetëra vite ende është e lënë pa gjinekolog.

Gratë rome nga kjo lagje me 40.000 gra nuk kanë qasje deri te gjinekologu amë, i cili do t’ua përcjellë shtatzëninë, do t’i alarmojë nëse kanë probleme, ose do t’u jep udhëzime dhe receta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button