Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë, me mjegull të dobët në mëngjes nëpër disa fushëgropa. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri dy gradë, ndërsa e ditës prej 10 deri 16 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me diell, me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus tre, ndërsa e ditës do të arrijë deri 12 gradë.

Të hënën pasdite, e posaçërisht të martën do të fryejë erë e përforcuar veriore, e cila do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturës ditore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button