NASA krijon kirurgun robot që do të punojë në hapësirë

Robonauti 2 u krijua dhe u ndërtua në “Qendrën Hapësinore Johnson në NASA”, në Hjuston të Teksasit.

Ai ka tiparet e kirurgut perfekt të hapësirës. Humanoidi është dërguar tashmë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, ndërkohë që problemi i vetëm i momentit janë aftësitë e tij motorike deri diku rudimentare. 

Në fakt, ai nuk mund të ecë në gravitet zero, mirëpo NASA ka shpresa të mëdha për të rekrutuarin e ri dhe teknikat e zhvilluara nga një ekip në tokë, tregojnë se makineria mund të kryejë operacione për të shpërtuar jetë. 

Plani i krijuesve është ta përdorin Robonautin si një mjek të telemjekësisë në zonat e largëta. Robonauti nuk është i vetëm, pasi janë edhe katër versione të tjera androide që po zhvillohen./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button