Sulmohet karvani me simpatizant të BDI-së

Mbrëmë rreth orës 21:30, një grup nga rreth 15 vetash, e ka gjuajtur me gurë, karvanin me simpatizantë partiakë, tek lokacioni i quajtur “Vllajko” në lagjen “Vllae” të Shkupit, ka njoftuar policia e Shkupit, pas incidentit. Janë sulmuar njerëzit me makina, të cilët po ktheheshin nga tubimi partiak, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërkohë që ka 3 makinë të dëmtuara.

Portali “Plusinfo”, ka mësuar nga burime të BDI-së, se bëhet fjalë për karvanin e simpatizantëve të tyre partiak.

Sulmuesit thuhet kanë ikur, pohojnë nga BDI, duke konfirmuar informacionin jozyrtar, që nuk ka të lënduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button