Ja pse duhet të konsumoni sa më shumë presh! (Një recetë e shijshme gatimi)

Për të gjithë ju që e konsumoni por nuk i dini mirë efektet që preshi jep në organizëm: Preshi përmban vetëm 27 kalori, e teksa është i pasur me ujë (97 %) është edhe diuretik i shkëlqyer. Ai është mjaft i shijshëm dhe mbi të gjitha lehtëson tretjen. Vetitë e tij nuk përfundojnë këtu, pasi është i pasur me kalium dhe natrium, shkruan shendeti.com.al.

Pjesa e bardhë është e pasur me sheqere natyrale, fruktozë dhe sakarozë, e për këtë arsye ka një shije paksa të ëmbël e aromatike. Pjesa jeshile e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin. Ekspertët këshillojnë që të konsumohet i freskët ose të zihet pak, për të mos i avulluar substancat ushqyese, para së gjithash vitaminat C dhe A.

Preshi mund të përdoret për të kuruar një sërë sëmundjesh si:

  • Artritri
  • Ftohja
  • Ndihmon në tretje
  • Rregullon nivelet e kolesterolit në gjak

Preshi përmban gjithashtu vitamina B1, B2, E.  Mund të ruhet në bodrume të ftohta, i futur në rërë, ose në hapësirë të hapur i futur na kanale në dhe. Llojet që janë rezistente në të ftohët, mund të qëndrojnë të pavjela, por që duhet mbuluar në mënyrë që bora mos t’i dëmtojë.

Një recetë se si të gatuani gjellë me presh:

Përbërësit:

Presh (1 kg)
Qepë (1 kokërr)
Mish viçi (1 kg)
Vezë 1kokërr
Miell 1 lugë gjelle
Kos 2 lugë gjelle
Lëng Limoni sa tkeni qejf
Vaj ulliri 1 lugë gjelle
2 thelpinj hudhra
erëza të ndryshme

Pergatitja:

Zihet Mishi dhe ndërkohë që zihet në tigan vendoset vaji i ullirit. Priten dhe pastrohen qepët dhe preshi, vendosen në tigan dhe kaudisen. Pasi të kenë marrë ngjyrë të errët, hiqen nga zjarri dhe i shtohen mishit në tenxhere. Rrihet veza dhe përzihet me kosin dhe miellin. Mund ti hidhen dhe erëza të ndryshme. Shtypen hudhrat dhe i hidhen masës së përgatitur. Pasi përzihen mirë e mirë vendosen në tenxheren e vogël, dhe lihen në zjarr duke u trazuar për 5 minuta. Pasi të ketë zjerë mire mishi dhe preshi bashkë me qepët, hiqet nga zjarri tenxherja, lihet të ftohet dhe i hidhet masa që u përgatit në fund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button