Manipulimi me anketat dëshmohet me fakte, jo me thashetheme

[Recension : Kush i ndryshoi rezultatet në moment të fundit në favor të BDI-së?]

Një prej elementeve me rëndësi në trajtimin mediatike të fushatës zgjedhore janë edhe anketat, respektivisht analiza e mendimit të publikut. Tani, përveç anketave të porositura nga partitë politike ose të realizuara në mënyrë autonome nga institutet përkatëse, edhe mediat po porosisin anketa. E gjithë kjo ka krijuar një kaos në trurin e qytetarëve, të cilët nuk e kanë të qartë se cili sondazh ka më pak ose më shumë besueshmëri. Duket sikur kuantiteti ka shkelur kualitetin. E njejta ndodh edhe me interpretimin e rezultateve të tyre, i cili në shumë media bëhet në bazë të preferencave të politikës redaktuese për ndonjë obcion politik.

kush-i-ndryshoi-rezultatet-ne-moment-te-fundit-ne-favor-te-bdi-se-infoshqip-comLinku deri te artikulli origjinal: Kush i ndryshoi rezultatet në moment të fundit në favor të BDI-së?

Data dhe koha e publikimit: 03.12.2016

Data e recensionit: 05.12.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Teksti që po recensojmë  flet për informata jozyrtare dhe thashetheme, që aspak nuk  kanë relevnacë në interpretimin e rezultateve të një anketë. Anketat janë produkt i një ndonjë agjencie e cila është subjekt jo politik dhe mund ta prezantojë si të dojë. Nëse ndonjë agjenci dëshiron të manipulojë me rezultatet, e jona është që ta shpërfaqim atë në publik, por veetëm nëse kemi prova në dorë për këtë. Në të kundërtën, me “burime të sigurta” për rezultatet eventuale të një ankete që nuk atribuohen në asnjë mënyrë, nuk shkojmë askund.

“Edhe pse pak para se të publikohen rezultatet e anketës së agjencisë Rejting, burime të sigurta treguan rezultate që tregonin barazim të rejtingut të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, në televizionin “24 Vesti” u publikuan rezultate krejtësisht tjera, në favor të BDI-së. Me këtë u realizuan paralajmërimet e mediumeve se deri në moment të fundit janë bërë presione që të ndryshojnë rezultatet e anketave në favor të BDI-së”

Le të jetë ashtu siç thuhet, se është ndryshuar rezultati, por përmbajtja nuk e lë me kaq. Madje, aty “zbulohen” edhe arsyet se përse agjencia i ka ndryshuar rezultatet.

“Dilemat rreth kësaj ankete kanë shtuar edhe më tepër bindjen te shqiptarët, se shoqëria maqedonase sado që të jetë e ndarë, për një pikë ekziston consensus, e ajo është se interes i popullit maqedonas është që votat e shqiptarëve t’i fitojë BDI-ja. Për të shpërblyer BDI-në për pjesëmarrje në projektet e mëdha që janë realizuar gjatë këtyre viteve për maqedonasit, institutet maqedonase vazhdimisht e nxjerrin këtë parti të parën, me përparësi dyfish më të madhe, për dallim prej institutive anketuese shqiptare, që nxjerrin rezultate tjera”

Këtu është dashur të citohen anketat tjera që përmenden, të realizuara nga institute tjera, në të cilat BDI-ja del me rezultate të tjera, në mënyrë që ta mbahet lexuesi në temë, por me dëshmi konkrete. Kjo gjë mungon në këtë përmbajtje.

Sikur të mos mjaftonin akuzat për ndryshim të rezultateve, në rreshtat e shkruar jepen edhe komente se këto anketa qenkan pa vlerë dhe se në zgjedhje BDI do të marrë dënimin e merituar.

“Ky është një hesap i tyre pa hanxhiun, sepse institutet maqedonase nuk mund ta mpostin vullnetin e popullit shqiptar, që më 11 dhjetor dëshiron t’i japë fund maltretimeve, ofendimeve, vrasjeve dhe arrestimeve që i përjetoi gjatë qeverisjes së BDI-së”

Nuk dëshirojmë të komentojmë sikur që ka bërë autori i këtij teksti, por duam të rikujtoj se sado që mund të mos pajtohemi me politikat e dikujt, në përmabjtje informative si gazetarë duhet të flasim drejtë dhe pa u nxitur nga emocionet. Nëse për diçka nuk kemi prova, më mirë të mos e shkruajmë fare, pasi kështu e dobësojmë imazhin tonë dhe të mediumit ku punojmë.

Kodeksi i Gazetarëve të Maqedonisë në këtë kontekst thotë:


  1. Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.


  2. Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar.
    Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

Këto janë vetëm dy nene që na japin drejtimin e të shkruarit të një teksti me temë të këtillë, nëse synojmë të jemi gazetarë profesional që nuk  i hynë në hak  askujt. Përveç kësaj, mediat dhe gazetarët nuk duhet asnjëherë të harrojnë edhe obligimet ligjore lidhur me të dhënat që patjetër duhet të publikohen gjatë informimit për një anketë.

 

Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button