Përsëri në gjysmëfinale Shkëndija – Vardari

Përsëri shorti deshi që në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë dy ekipet më të forta të kampionatit Shkëndija dhe Vardari të takohen para finales.

Vardari – Shkëndija dhe Bregallnica – Pelisteri janë dyshet e gjysmëfinales, që do të thotë se edhe këtë sezon nuk do të kemi mundësi që në finalen e madhe të mos e kemi njërën nga dy ekipet më të forta të elitës së futbollit.

Skuadra e Shkëndijës vitin e kaluar kishte eliminuar Vardarin pikërisht në gjysmëfinale, për të kaluar në finale dhe më pas të fitojë për herë të parë titullin e Kupës duke e mundur Rabotniçkin në finale.

Ndeshjet e para do të luhen me 01.03.2017 ndërsa ato kthyese më 19.04.2017. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button