BDI, Nderim Ibraimi

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Nderim Ibraimit, kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim në njësinë zgjedhore numër 7.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?
Ideologjinë e bazoj në perceptimit tim të filozofisë vepruese politike që posedoj dhe që është nevoja ta zbatoj. E ajo është qendër ose qendër e djathtë, respektivisht liberal.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?
Për tatim progresiv, për balancimin social në shoqëri dhe fokusimi në progres të ekonomisë publike.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike? A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?

Padyshim esenciale është funksionalizimi i një sistemi shëndetësor profesional sidomos publik me një kuadër të kualifikuar, ku mjekët duhen të konsiderohen si shtresa e privilegjuar me shkas! E  kjo nënkupton që do t’i ofrohen lehtësira dhe subvencione të ndryshme kësaj fushe dhe kuadrit të kësaj fushe dhe jo vetëm lehtësim financiar, por edhe pagesa për trajnimin e tyre në fushat e caktuara mjekësore.

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Jemi në epokën e globalizmit, ku gjithçka është e hapur dhe e lidhur. Mendoj që dy opsione janë racionale për t’u aprovuar, sepse për ta përkrahur një opsion të tillë kap sensin e diskriminimit dhe të përkufizimit. Por parimore si deputet do të jetë ngritja e zërit për vetëdije institucionale, për ngritjen e perspektivës rinore në vend në çdo pore jetësore, sidomos në atë politik. Pra në qasjen e rinisë në vendimmarrje, në mbështetjen inovative ekonomike dhe punësim si dhe në avancimin cilësor arsimor, kulturor dhe sportiv në vend.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional? Sa duhet të jetë  paga minimale?
Paga minimale bazohet mbi punën dhe angazhimin e vetë individit në sektorin privat, por pa iu cenuar integriteti indivial nga pronari. Ndërsa në sektorin publik duhet të rritet balancimi i kontributeve të punëtorëve duke rritur nivelin e kontributin dhe duke marrë pensione më të larta mbi gjitha dhe duke ulur moshën e daljes në pension.

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore-Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?
Padyshim se po, puna e njëjtë me pagesa të ndryshme është diskriminim.
AbortiA duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Jam pro vendimeve dhe jetës të pavarur të grave dhe femrave, por jam pro edhe të thënies “Nënë mos më vrit”, pro rritjes së natalitetit, kundër rrezikut shëndetësor që shkakton aborti, jam kundër vrasjes, mbi të gjitha jam pro jetës.
LGBT
A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?
Nuk e mbështes këtë kategori, por nuk i pengoj në vendimin e tyre. Mbi të gjitha jam për një ardhmëri dhe ardhmëria ka themelin në çift me nuanca të shumimit, e cila bazohet në familje, familja në shoqëri, shoqëria në shtet!

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?
Vetëdije qytetare, riciklim i mbeturinave, investim në infrastrukturë të gjelbër, ofrim i një pako legjislative për masa për ruajtjen e ambientit, filtrimi i fabrikave kancerogjene, investim në rrymën alternative- erë dhe gaz etj.

Religjion
A jeni fetar?
Po, shumë. Besimi në Zot për mua është vlerë e nevojshme shpirtërore.

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

JAM KUNDËR SISTEMIT ADMISTRATIV PASIV DHE PARTIAK!
Do të angazhohem për një administratë aktive efektive dhe efikase.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?
Padyshim se po. Madje duhet të angazhohemi edhe për themelin e gjykatës speciale që prokuroria speciale të marrë kuptimin e saj për zgjidhjen e krizës sepse është indikatori më real!

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?
Që në fillim dua ta bëj të qartë që ky projekt është skandaloz dhe përçarës, kurimi i qytetit nga ky kancer folklorit nëse nënkupton dislokim i CAR LAZARIT, LUANËVE LUFTARAK jam më shumë se pro.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?
Jam i gatshëm që jo vetëm shpenzimet e udhëtimit, por edhe veturën dhe pagën time personale t’ia ofroj popullit nëse është nevoja, sepse ato janë aset i tyre dhe duhet të jenë në dispozicionin e tyre.
A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Krimi nuk luftohet nga krimineli. Hajnia nuk luftohet nga hajni!

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?
Jam pro-perëndimor dhe pacifist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button