BDI, Adem Karaga

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Adem Karagas, kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim në njësinë zgjedhore numër 5.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

Euroatlantike.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?

Politikat tatimore të BDI janë për të stimuluar bizneset e vogla dhe të mesme. Do të krijojmë politikë atraktive tatimore dhe do të angazhohemi të krijojmë kushte dhe ambient për investime te huaja.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?

A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Ne tashmë kemi dëshmuar se jemi për një mjekësi sa më cilësore dhe mjekë profesionistë duke rritur rrogat deri në 25% dhe duke dërguar mjekët nëpër specializime të ndryshme në vende te zhvilluara.

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Kuptohet se krijimi i kushteve dhe ulja e papunësisë është një faktor kryesor për këtë çështje. Ju jeni tashmë dëshmitarë se sa të rinj janë punësuar në administratë dhe sa e sa të tjerë presin që të punësohen nëpër fabrikat e reja që po hapen anekënd vendit nga investitorë vendas e te huaj.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional?
Zvogëlimi i papunësisë është faktori kryesor për qëndrueshmëri të fondit pensional.
Sa duhet të jetë paga minimale?

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore: Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?

Sigurisht që jam për barazi te plote gjinore. Derisa për pagesat të paguhen aq sa do të punojnë pavarësisht gjinisë.
Aborti: A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Jam për atë që gratë të kenë të drejtën absolute për të sjellë vendime të pavarura.
LGBT: A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?

Është e drejtë e kujtdo të veprojë në liri ashtu siç ti vije mirë, mjafton të mos i bëj dëm të tjerëve.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Religjion
A jeni fetar?

Jam besimtar.

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

Jam për administratë efektive dhe cilësore.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?

Po.

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?

Kemi mundësinë për të bërë shumë dhurata…

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?

Po.
A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Fajësinë e cakton gjyqi.

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?

SHBA-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button