Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, nga fundi i ditës me vranësira të vogla mesatare. Paradite nëpër disa lugina do të ketë mjegull të dobët.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus nëntë deri në zero. ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup kryesisht mot me diell, nga fundi i ditës me mjegull deri në vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus shtatë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në nëntë gradë.

Në ditët në vijim, moti do të jetë me diell me temperatura të ulëta. Në orët e mëngjesit nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Deri të dielën temperatura e ditës do të jetë në rritje graduale.

Të hënën e veçanërisht të martën do të fryjë erë veriore, e cila do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturës së ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button