“Ritregim” i paqartë dhe i njëanshëm

[Recension: “Dnevnik”: Kërcënon BDI, ose zyrtarizim i shqipes ose krizë të re]

Edhe propaganda dhe kundër propaganda politike kanë premisat e tyre dhe mënyra se si thuren, por  edhe si njihen. Gazetari duhet të ketë shkathtësi që përcaktojë qartë dallimin mes një teksti propagandistik dhe një lajmi. Kur tekstet janë të paqarta dhe të shkruara duke mos u bazuar në dëshmi, nënkupton se i njëjti është bërë me tendencë dhe për qëllime të ndryshme prej informimit objektiv të publikut.

Teksti që po e recensojmë është i tillë, ngase është një ripërtypje, e cila në vend se të qartësojë, i koklavit akoma më tepër ‘informacionet’, për të cilat thuhet se janë marrë nga një medium tjetër. I mungojnë elementet kryesore të lajmit, ndërsa citatet e shfrytëzuara, në mungesë të elementeve që do t’i konkretizonin, nuk mund të përcaktohet nëse janë relevante ose të sajuara.

BDI ka kërcënuar se nëse parta fituese e zgjedhjeve, nuk zyrtarizon gjuhën shqipe, do të përballen me një krizë të re, shkruan “Dnevnik”.
Nëse partitë e shqiptarëvepjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk heqin dorë nga pozicioni merr ose le, është e mundshme që qeveria e re të jetë pa partinë e shqiptarëvedhe Maqedonia të futet në një krizë ende më të thellë politike.

Në një tekst do të  ishte shumë me rëndësi të inkuadrohet dhe precizohet data kur BDI ka kumtuar një qëndrim të tillë, në cilin medium dhe cili zyrtar i kësaj partie e ka kumtuar. Kjo gjë mungon në këtë përmbajtje. Por jo vetëm kjo, mungojnë edhe shumë elemente tjera.

dnevnik-kercenon-bdi-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: ““Dnevnik”: Kërcënon BDI, ose zyrtarizim i shqipes ose krizë të re
Data dhe koha e publikimit: 02.12.2016
Data e recensionit: 03.12.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Citatet janë të rëndësishme. Po aq është i rëndësishëm burimi se nga janë siguruar ato. Çështja për të cilën flitet në tekst, nuk është se duhet neglizhuar, mirëpo edhe nuk duhet imponuar një mendim në opinion, qoftë edhe nëse ky version është shumë i përfolur, pa qenë së paku konkret – kur, ku dhe prej kujt është thënë ndonjë gjë.

Qëndrimi edhe i subjekteve tjera në këtë rast, apo njohësve të çështjeve politike, do të plotësonte lajmin me qëndrime profesionale, bile ndoshta edhe teoria e përfolur do të mbante më shumë ujë, se sa e shtruar kështu përmes qasjes me tendencë propagandistike.

“BDI, PDSH, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa tashmë janë deklaruar se pa pranimin e tërësishëm të platformave të tyre nuk do të ketë bisedime për qeverinë e re”
Ndërkohë, pak më parë VMRO-DPMNE tha se është e koncentruar në fitimin e 63 deputetëve, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mundet që t’i jepet fund krizës të cilën LSDM-ja ia imponoi shtetit gjatë dy viteve të fundit.

Temat që prekin dy apo më tepër palë në një lajm, kërkojnë qëndrimin e dy e më shumë palëve. Në këtë rast, një pjesë partive shqiptare dhe një pjesë e partive maqedonase janë përfolur por janë anashkaluar, sepse nuk u është dhënë rasti të flasin vetë për tezat e shtruara në tekst. Kjo vërteton edhe njëherë qasjen jo profesionale, nga që tema është trajtuar me ‘parimin’ – shkel e shko.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button