Gruevski: Të dielën vota për VMRO-DPMNE është votë për Maqedoninë unitare, sovrane dhe të përparuar

Qytetarët e Maqedonisë të dielën e kanë mundësinë që me përkrahjen e VMRO-DPMNE-së dhe Koalcionit “Për Maqedoni më të mirë” ta përkrahin  Maqedoninë unitare, sovrane, të pavarur dhe të përparuar. Në këtë shtet vendosin qytetarët që  e kanë këtë mundësi në zgjedhjet, më e rëndësishme është që të dielën të dalin sa më shpejt dhe ta përfundojnë detyrimin e tyre kundrejt shtetit dhe drej brezave të ardhshëm.

Një mesazh të tillë dërgoi sonte lideri i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës së kandidatëve të koalcionit “Për Maqedoni më të mirë” në NJZ 4 Nikolla Gruevski në tubimin parazgjedhor të komunës së Shkupit, Butel.

Sipas tij , ky popull do të përkrahë opsion i cili është me atë edhe në të mirë edhe në të keq, që jep premtime dhe i plotëson ato, që është gjithmonë  këtu dhe e mban fjalën e dhënë.

Bartësi i Listës së Kandidatëve në NJZ2, Nikolla Todorov në tubim potencoi se mbeten edhe dy ditë deri në fund të krizës në të cilën i futi LSDM-ja dhe edhe dy ditë deri në fitoren e madhe të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.

Në emër të Partisë Republikane të Francës në tubimin në Butel foli Mishel Voasin, i cili mori pjesë me ftesë të liderit të VMRO-DPMNE-së , Nikolla Gruevskit.

Ai dha përkrahje në programin, për të cilin tha se bazohet në dy vlera, e para njeriu në qendër të shoqërisë dhe e dyta familja si bazë e shoqërisë. Ai i rekomandoi të pranishëmve se të dielën duhet ta qarkojnë numrin 1.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja sonte tubim do të mbajë edhe në Gazi Babë dhe në Shuto Orizarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button