Thaçi: Zgjedhjet të dielën janë historike

Partia Demokratike Shqiptare sonte mbajti tubim në sheshin e qytetit në Tetovë. Kryetari i PDSH-së dhe abrtës i listës për deputetë në NJZ 6, menduh Thaçi iu falënderua tetovarëve për praninë masovike në tubimin e tyre edhe përkundër motit të ftohtë.

“Zgjedhjet të dielën janë historike, ndërsa ne së bashku do të fitojmë për të treguar se jemi bashkë me kombet e civilizuara në Evropë dhe botë. Ata që i sollën shqiptarët në këtë gjendje në Maqedoni të jenë pa bukë, përfundimisht të dielën do t’i vijë fundi të keqes së tyre. Ju bindë se asnjë milimetër nuk do të heqim dorë nga programi dhe platforma e PDSH-së. Nëse fitojmë dhe unë bëhem zëvendëskryeministër, premtoj se Tetova do të marrë 300 milionë euro për ta ndryshuar gjendjen e tanishme dhe në vend të qytetit më të ndotir në Evropë deri në vitin 2020 do të bëjmë që Tetova të bëhet metropol evropian”, tha Thaçi.

Këto zgjedhje, siç shtoi, nuk janë vetëm luftë e kryetarëve të partive dhe bartësve të listave, por edhe kandidatëve të tjerë për deputetë.

Të pranishmëve në sheshin e qytetit në tetovë iu drejtuan edhe bartësit e listave për deputetë nga PDSH-ja në njësitë e tjera zgjedhore, Idriz Orana nga njësi, Orhan Ibraimi nga NJZ 2, Sami Rushidi nga NJZ 3 dhe Adrian Huseini në NJZ 5, kandidatët për deputetë në rajonin e gjashtë zgjehdor Rushit Veapi, Imer Aliu, merale ferati, shefi i shtabit qendror zgjedhor të PDSH-së, Azem Saliu, nënkryetari i partisë, Bardhyl Dauti, si dhe mysafirët Shpëtim Selmani nga partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe Henri Xhons nga Partia republikane në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button