Thaçi: Asnjë rrezik nuk vjen prej mjekrave, por prej kravatave (VIDEO)

Lideri i PDSH, Menduh Thaçi vlerëson se janë shpifje akuzat ndaj subjekteve të caktuara se kanë pretendime për ta përzier fejën me politikën, transmeton Portalb.

“Nuk është e vërtetë. Kështu shpif për Lëvizjen Besa para ndërkombëtarëve. Nuk është e vërtetë! Është shpifje! E orkestruar mirë dhe e sponsorizuar mirë nga Ali Ahmeti. Radikalizmi fetar në Maqedoni nuk ekziston si fenomen”, tha Thaçi në intervistën e tij dhënë për televizionin 21.

Sipas tij, keqpërdorimi i fesë bëhet nga Ali Ahmeti dhe kreu i Bashkësisë Fetare Islame.

“Asnjë rrezik nuk vjen prej mjekrave, por prej kravatave, të cilët janë sponzorizuesit dhe nuk e dimë prej nga vinë këto mjete”, ishte kategorik Thaçi.

Në të njëjtin emision Ali Ahmeti akuzoi Lëvizjen Besa për keqpërdorim të religjonit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button