Kujdes! Nuk duhet t’i përdorni farat e lirit nëse po mjekoheni me këto ilaçe

Shtesat e farave të lirit mund të alternojnë efektet e disa ilaçeve që përdorni, qoftë ato që merrni me recetë apo ato pa recetë. Nëse aktualisht po trajtoheni me një nga ilaçet e mëposhtme, nuk duhet t’i përdorni farat e lirit pa folur më parë me mjekun tuaj, shkruan shendeti.com.al.

Holluesit e gjakut: Acidet yndyrore omega-3 mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes, veçanërisht nëse po merrni edhe hollues gjaku, si për shembull aspirina. Në disa raste kombinimi i aspirinës me acidet yndyrore omega-3 mund të jetë ndihmëse, por nuk duhen marrë asnjëherë bashkë nëse nuk jepen nën mbikëqyrjen e mjekut.

Ilaçet për diabetin: Farat e lirit mund të ulin nevelet e sheqerit në gjak. Nëse po merrni ilaçe për diabetin, përfshirë insulinën, duhet t'i përdorni farat e lirit (ALA) vetëm nën mbikëqyrjen e mjekut.

Terapia hormonale zëvendësuese (THZ) ose pilulat kundër shtatzënisë: Farat e lirit mund të ndryshojnë nivelet hormonale dhe të ndryshojnë efektet e THZ-së apo kontraceptivëve oralë. Nëse po merrni këto, atëherë është mirë që të flisni me mjekun para se të përdorni farat e lirit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button