“Time”: Donald Trump është zgjedhur ‘njeriu i vitit’

Është presidenti i zgjedhur Donald Trump, personazhi i vitit i zgjedhur nga revista prestigjioze “Time”. Në vend të dytë, në renditjen e gazetës, si në atë të votës në presidencialet e fundit në SHBA, është kandidatja demokrate, Hillary Clinton.

Në listë, mes kandidatëve të tjerë për kopertinën, ishin edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, hakerët e ndryshëm botërorë që ndryshojnë dhe fatet politike të vendeve dhe këngëtarja e famshme amerikane, Beyoncè.

Vitin e kaluar, fituese e çmimit ishte Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ndër fituesit e tjerë në vite kanë qenë edhe Papa Françesku, Presidenti Barack Obama, Rudy Giuliani, Adolf Hitleri dhe “The Computer”.

Përzgjedhja e përvitshme vendoset nga kryeredaktorët e revistës “Time” dhe zakonisht rezulton një person, një grup, një ide apo një objekt, që ka pasur ndikimin më të madh në lajmet e vitit. Tradita ka nisur në vitin 1927 me përzgjedhjen e aviatorit të famshëm Charles Lindbergh.

Nancy Gibbs, kryeredaktorja e revistës “Time” shpjegon arsyet e përzgjedhjes së Trump. “Vendi kaloi një fushatë elektorale të ndarë, më shumë se në çdo zgjedhje të tjera që kemi kaluar. Shumë njerëz thonë që zgjedhja e personit të vitit është një nder, dhe ndër vite kemi parë njerëz që kanë ndikuar. E di që shumë njerëz nuk do të jenë dakord, por është një surprizë ajo që ndodhi në 2016-n”, thotë Gibbs.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button