Titull dhe lajm për frikë dhe klikime

[Recension: Kumanova përplot autoblinda, a po përgatitet sulm i ri si në Lagjen e Trimave!?]

Rastet e ndjeshme që mund të prekin emocionet e qytetarëve duhet trajtuar me kujdes nga gazetarët. Gazetari profesionist gjithnjë ka parasysh gjendjen emocionale të qytetarit. Arsyeja e lajmit mban, por nuk është korrekte qasja e autorit. Parashikimet nuk janë punë e gazetarit, por të lexuesit, i cili në bazë të informacioneve të konfirmuara në tekst mund të japë një përfundim. Gazetari asnjëherë nuk guxon të shkruajë diçka që nuk mund ta dëshmojë, aq më tepër të pretendojë se diçka po ndodh ose se pritet të ndodhë pa pasur dëshmi konkrete.

Teksti që po recensojmë është thurrur mbi faktin se në Kumanovë ka pasur prezencë të madhe të policisë datën kur është publikuar teksti. Megjithatë, qasja e autorit apo redaksisë është tendencioze dhe nuk përmbush asnjë parim profesional. Gazetari nuk është thirrur në burime, por thjeshtë përmes një fotografie jo kualitative dhe një me kualitet pak më të mirë se tjetra, ka hartuar një tekst, me të cilin mund të nxisë panik dhe të mbjellë frikë tek qytetarët.

Në këto orë të mbrëmjes Kumanova është mbushur përplot me autoblinda policore të armatosura edhe me gulinovë. Përveç autoblindave vërehet edhe prezencë e madhe e “xhipave” të njësiteve policore. Para 30 minutave, një kolonë autoblindash ka kaluar afër spitalit të qytetit në drejtim të qendrës së qytetit. Policia nuk ka ende sqarim zyrtar për këtë lëvizje të madhe, prandaj te qytetarët është paraqitur frikë se mos po përsëritet 9 dhe 10 maji I vitit të kaluar, kur u sulmua Lagja e Trimave.

kumanova-perplot-autoblinda-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Kumanova përplot autoblinda, a po përgatitet sulm i ri si në Lagjen e Trimave!?
Data dhe koha e publikimit: 03.12.2016
Data e recensionit: 04.12.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Në tekst flitet në emër të qytetarëve, edhe pse askund në tekst nuk ka qëndrime apo citate të tyre. Për të dëshmuar frikën tek qytetarët, i nevojshëm ka qenë anketimi i tyre dhe marrja e vlerësimeve mbi faktin se në qytet ka prezencë të forcave policore dhe çfarë do të thotë kjo për qytetarët?!

Qytetarët janë drejtuar te gazeta Lajm duke na dërguar fotografi të autoblindave policore dhe duke na lutur që për këtë prezencë policore ta njoftojmë OSBE-në dhe ambasadat në Shkup.

Autori citon burimin e fotografive, por me këtë dëshmon se personalisht nuk ka qenë në vendngjarje. Teksti ka filluar dhe përfunduar pa strukturë, duke mos cituar burime zyrtare dhe duke mos shpjeguar nëse është tentuar të merret qëndrim zyrtar nga policia dhe OSBE-ja, apo nga ambasadat në Shkup.

Autori nuk jep asnjë informacion, edhe pse me siguri ka pasur, se pse forcat policore janë në qytet. Do të ishte në rregull sikur gazetari në këtë rast do të ishte transparent me publikun dhe të tregonte se forcat policore janë prezent për shkak të vizitës së kreut të një partie shqiptare në Kumanovë, ndërsa duke pasur parasysh të kaluarën e hidhur shumë të afërt lidhur me pritjen e tij në Kumanovë, policia ka siguruar terrenin. Kjo pastaj do të mund të ishte një indikacion më tepër për të trajtuar në mënyrë më përmbajtjesore çështjen në fjalë.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button