Në KSHZ votojnë anëtarët e këshillave zgjedhor

 

Në hapësirat e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot do të zbatohet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për të dielën, 11 dhjetor, për anëtarët e këshillave zgjedhorë të cilët do ta kryejnë votimin në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe zyrat konsullare të Republikës së Maqedonisë.

Votimi, siç është kumtuar në ueb-faqen e KSHZ-së, fillon në orën 7:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00, ndërsa votën e tyre do ta japin 325 anëtarë të këshillave zgjedhor në PDK-të dhe përfaqësitë konsullare.

Në Listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të regjistruar për votim janë 1.784.416 shtetas të moshës madhore të Republikës së Maqedonisë. Në Maqedoni do të votojnë 1.531.368 qytetarë, në Listën e posaçme zgjedhore janë regjistruar 230.122 persona të cilët në pajtim me evidentimin e organit kompetent konsiderohet se janë në punë të përkohshme jashtë vendit, ndërkaq për votim në diasporë KSHZ i pranoi paraqitjet e 20.573 qytetarëve.

Të drejtën e vetë të votës jashtë vendit shtetasit e Republikës së Maqedonisë do të mund ta realizojnë në 46 përfaqësitë diplomatike konsullare dhe zyrat konsullare.

Më së shumti të paraqitur për të votuar ka në Bernë 4256, në Venecie 2724, në Detroid 1170, Nju-Jork 1168, Melburn 1112… Për këto zgjedhje për votim në Bernë janë hapur tre vendvotime plotësuese, përderisa në Venecie dy.

Më së paku të paraqitur ka në Madrid – 10, në Pekin 13 dhe në Varshavë 14 votues.

Votuesit në diapsorë votojnë një ditë para zgjedhjeve përkatësisht të shtunën, më 10 dhjetor, prej orës 7:00 deri në orën 19:00 sipas kohës lokale.

Të shtunën, gjithashtu, duhet të votojnë edhe 13 persona të zhvendosur në brendësi, 2015 persona të cilët janë në paraburgim apo në burg dhe të sëmurë dhe të pafuqishëm që janë paraqitur për të votuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button