Fotografia, megjithatë nuk i zëvendëson faktet

 [Recension: (FOTO) Vetura e NP “Pyjet e Maqedonisë” në Prilep e stërngarkuar me “PAKO TË VITIT TË RI” ofron mitë parazgjedhore]

Aretikulli i shkurtër me vetëm dy fjali le hapërisë për vërejtjes serioze rreth standardeve profesionale. Si “dëshmi” e vetme se vetura e një ndërmarrjeje publike, gjoja, keqpërdoret për qëllime zgjedhore, është ofruar një fotografi me rezolucion relativisht të ulët. Nga kjo fotografi e paqartë aspak nuk mund të shihet se a bëhet fjalë për veturë zyratre dhe a është ajo e “stërngarkuar me pako të Vitit të Ri”, e as që në tekstin e shkurtër ka ndonjë vërtetim se me këtë ofroeht “mitë parazgjedhore”, siç thuhet në titull.

dokazm-mk-foto-vozilo-na-jp-makedonski-shumi-vo-prilep-pretovareno-so-novogodishni-paketchinja-vrshi-predizboren-potkupLinku deri te artikulli origjinal: (FOTO) Vetura e NP “Pyjet e Maqedonisë” në Prilep e stërngarkuar me “PAKO TË VITIT TË RI” ofron mitë parazgjedhore

Data dhe koha e publikimit: 03.12.2016, 22:12

Data e recensionit: 06.12.2016

Recensues: Аleksandar Peshev

FOTOGRAFI E PAQARTË

Në fotografi shihet se automobili ka qenë i ngarkuar me kuti prej kartoni, mirëpo nuk mund të shihet se çka saktë transportohet dhe a ka me të vërtetë në to pako të Vitit të Ri. Dhe në vend që në pjesën përmbajtësore të përmenden burime precize të informatave rreth përmbajtjes së ngarkesës së veturës, qoftë zyrtare ose jozyrtare, shkohet në komentim:

Vetura e ngarkuar e NP “Pyjet e Maqedonisë” në Prilep tashmë ka nisur fushatën për blerjen votave keqpërdorimi i institucioneve shtetërore nga ana e VMRO-DPMNE-së nuk është diçka e ra nga ana e VMRO-DPMNE-së edhe në këto zgjedhje.

Mbetet e paqartë:

  • Si është konstatuar se vetura është e NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe se ëshë nisur në fushatë për blerje masovike të votave?
  • Si është konstatuat se bëhet fjalë për keqpërdorim masovik të institucioneve shtetërore nga ana e VMRO-DPMNE-së?

Nuk ka dëshmi se është bërë përpjekje për verifikimin e informatave, duke e kontaktuar palën e involvuar. Anshmëria politke e teksti shihet edhe në fjalinë dytë:

Paralajmërimet megjithatë u realizuan se partia në pushtet do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj që ta korruptojë trupin votues në favor të saj, veçanërisht në NJZ 3 dhe NJZ 4.

Përsëri mbetet e paqartë se kush ka paralajmëruar për malverzime të mundshme nga ana e partisë në pushtet dhe kush ka paralajmëruar se procedurat e këtilla kanë qenë më të theksuar në dy njësitë e përmendura zgjedhore.

Duke e pasur parasysh se nuk është kërkuar qëndrim nga NP “Pyjet e Maqedonisë”, e as nga VMRO-DPMNE-ja, kemi publikim të njëanshëm me qëllim të qartë për diskreditim të partisë në pushtet në prag të zgjedhjeve.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button