Nga sot hyn në fuqi Ligji për të falimentuarit

Ligji për sigurim material i personave të papunë në bazë të falimentimit, likuidimit dhe tepricës teknologjike, me të cilën praktikisht zgjerohet periudha e përfshirjes së personave të papunëve do të fillojë që të zbatohet nga dita e sotme.

“Të gjithë ata, të cilët kanë mbetur pa punë në periudhën prej vitit 2000 deri më 31 dhjetor të vitit 2003, ndërsa kanë stazh pune më shumë se 25 vjet dhe kanë punuar në ndërmarrje në pronësi dominuese të shtetit kanë të drejtë që nga e premtja dhe në 30 ditët e ardhshme të shtrojnë kërkesë deri te Agjencia për punësim e Republikës së aqedonisë dhe të marrin sigurim material në vlerë prej 7.100 denarëve dhe plus sigurim shëndetësor.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale presin që ky ligj të përfshijë rreth 3.000 persona të papunë, respektivisht të falimentuar ose të papunë në bazë të tepricës teknologjike dhe likuidimit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button