Derbi Shkëndija – Shkupi për mbyllje të sezonit vjeshtor

Me ndeshjet e nesërme (e mërkurë), kur do të luhen ndeshjet e kthimit të ¼ të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll, do të përfundojë sezoni vjeshtor në futbollin e Maqedonisë. Sigurisht se ndeshja më interesante e këtyre sfidave do të luhet në Tetovë, ku do të përballen dy ekipet shqiptare, Shkëndija dhe Shkupi që në duelin e parë dueli u mbyll pa fitues me rezultat 0:0. Kampioni aktual Vardari që nga ndeshja e parë në Autokomandë, e ka siguruar kalimin në ½ gjysmëfinale nuk pritet të ketë detyrë të vështirë ndaj Metalurgut.

Duelet e Kupës së Maqedonisë – ¼ e çerekfinales (Në kllapa janë rezultatet nga ndeshjet e para).

Shkëndija – Shkupi (0:0)

Vardari – Metalurgu (4:1)

Sileksi – Pelisteri (0:1)

Bregallnica – Pobeda (2:2)

Të gjitha ndeshjet do fillojnë në ora 13:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button