Tekst symbyllazi dhe i njëanshëm

[Recension: Merko: Arben Labënishtit ja çelëm sytë unë dhe BDI-ja]

Një gazetar, në momentin kur bëhet i njëanshëm, nuk është në shërbim të profesionit dhe interesit publik. Kur gazetari informon me qasje të selektuar, atëherë si duket detyra e tij parësore është ta çojë ujin në shtratin e dikujt tjetër, e jo të lexuesit. Teksti që po recensojmë është tendencioz, i njëanshëm dhe me nëntekst thumbues. Si i tillë, asnjëherë nuk mund të kategorizohet si lajm, por thjeshtë si një publikim i cili nuk plotëson standardet profesionale.

Ramiz Merko në debatin e zhvilluar në Struga tv, ka komentuar raportet e tija dhe zhvillimet në lidhje me Arben Llabunishtin. Merkoi fajsoi Labënishtin për humbjet e zgjedhjeve lokale

merko-arben-labenishtit-screenshot
Linku deri te artikulli origjinal: “Merko: Arben Labënishtit ja çelëm sytë unë dhe BDI-ja
Data dhe koha e publikimit: 30.11.2016
Data e recensionit: 01.12.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Për të gjitha akuzat, nënvlerësimet dhe thumbimet, pala e dytë mungon në tekst. Aty nuk është siguruar qëndrimi i palës tjetër, në këtë rast, i Arben Labënishtit, dhe në tekst nuk thuhet askund nëse është kërkuar një qëndrim të tillë nga i apostrofuari. Më këtë, gazetari ka shkelur Kodin etik, por edhe të drejtën e personit të përfolur për t’u prononcuar në lidhje me kritikat, të cilat i janë adresuar në mënyrë indirekte.

“Arben Labënishtin nuk e kam njohur, atij ja çeli sytë Ramiz Merkoja dhe BDI-ja. Inkuadrimi i tij në strukturat e BDI-së nuk ka ardhur nga ndonjë meritë e madhe e tij. Ne 2011 unë kam inistuar që ai të jetë bartës liste për deputet në garë me një kandidat nga Kërcova. Në 2013 për kryetar e kemi mbështetur të gjithë, ai nuk na deshi ne, ai tha që cdo gjë që është e ramiz merkos duhet të largohet. Ai e ftohi elektoratin e BDI-së, ai mendonte se ay është dhe ska tjetër. Ne kurrë se kemi tradhëtuar Arben Labënishtin. Arbeni edhe pse i humbi zgjedhjet lokale përsëri u bë zv. ministër, ndërsa unë nuk kam humbur. Ai iku edhe nga posti i zv.ministrit se donte tç bçhej kryetar dege, pastaj iku. Njeriu duhet të luftojë jo të ikë” tha mes tjerash Merko, lidhur me pyetjet për zhvillimet mes tij dhe Arben Labënishtit.

Për të qenë lajmi profesional dhe për të dhënë informacione plotësuese për lexuesit, gazetari është dashur të sjellë një sfond përmbajtjesor në tekst. Kush është Arben Labënishti, cila është veprimtaria e tij në të kaluarën dhe në të tashmen, cili është përcaktimi i tij politik etj? Fakti që asnjë detaj i tillë nuk është inkuadruar në tekst, flet qartë për qasjen jo gjithpërfshirëse të autorit në këtë artikull, duke filluar nga titulli, parafrazimet, citati dhe përfundimi i tekstit pa strukturë.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button