Fushatë parzgjedhore, edhe të dielën falas pensionistët në autobusë

Pos pensioneve që do të rriten për 600 denarë të paralajmëruara prej muajit mars, vendim ky që u komentua si blerje votash, tani për to është sjellur vendimi që të transportin publik falas ta shfrytëzojnë edhe të dielën.

Këtë vendim e ka miratuar Këshilli i Qytetit të Shkupit, në seancën e fundit, për të cilët pro kanë votuar vetëm këshilltarët e VMRO-DPMNE-së.

Këshilltarët e opozitës vendimin e kanë cilësuar si marketing politik në fushatë parazgjedhore.

‘Të gjithë e kemi të qartë se përse tani sillet ky vendim. Garantoj se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do të kenë edhe një ditë falas vozitje. Ky është keqpërdori klasik i trupit votues’ tha Dragi Draqevski, këshilltar i LSDM-së.

Këshilltarët e opozitës e hapën edhe çështjen e mos organizimit dhe kaosit që bëhet nëpër autobusë të marten dhe të premten me të cilat ballafaqohen njerëzit të cilët duhet të shkojnë në punë, duke propozuar që problemi të zgjidhet ashtu që pensionistët të kenë mundësi të voziten me transport publik falas për çdo ditë, dhe që u refuzua./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button