Mësoni ta dalloni gjuhën e urrejtjes në Internet, trajnim falas!

Fondacioni Metamorfozis shpall ftesë për paraqitjen e pjesëmarrësve në trajnimin kundër gjuhës së urrejtjes në Internet, që do të mbahet të enjten, më 27 shkurt 2014 në klubin GEM në Shkup, me fillim në orën 10:30. 

Pjesëmarrësit në trajnim do të kenë mundësi të fitojnë njohuri për ta njohur gjuhën e urrejtjes, shkathtësi teknike për t’iu kundërvënë kësaj dukurie, si dhe shkathtësi për prezantimin dhe bartjen e njohurive.

Trajnimi është i hapur për të gjithë qytetarët e RM-së, që janë të interesuar të njohuritë dhe shkathtësitë e fituara t’i zbatojnë dhe t’i përhapin/shpërndajnë në komunitetet e tyre, organizatat e punës dhe shoqatat e tyre. 

Posaçërisht të mirëseardhur janë bloguesit dhe shfrytëzuesit e rregullt të mediave sociale Facebook dhe Twitter, aktivistët qytetarë, arsimtarët dhe gazetarët – por edhe të gjithë njerëzit e tjerë të interesuar për avancimin e lirisë së të shprehurit në internet.

Pjesëmarrja është pa pagesë dhe secili pjesëmarrës do të ketë mundësi që në mënyrë praktike t’i zbatojë njohuritë teorike të fituara gjatë trajnimit, nëpërmjet ushtrimeve dhe shembujve, ndërsa për pjesëmarrësit që jetojnë jashtë Shkupit do të sigurohet mbulim i harxhimeve të rrugës në lartësi të biletit të autobusit. 

Numri i vendeve është i kufizuar, afati për paraqitje është deri sot, 21.02.2014.

Për më shumë informata klikoni këtë link.

Lajme të ngjashme

Back to top button