Krijoni ilustrim kundër gjuhës së urrejtjes në Internet, fitoni 500 euro

Fondacioni për internet dhe shoqëri, Metamorfozis shpall konkurs për zgjidhje grafike (ilustrime) me të cilat në mënyrë figurative do të paraqiten format kundër gjuhës së urrejtjes në internet, me qëllim që të shënohen si dukuri dhe të tregohet dëmi që ato ia shkaktojnë gjithë shoqërisë, e në kuadër të iniciativës kundër gjuhës së urrejtjes në internet.   

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e R. të Maqedonisë, ndërsa në konkurs do të ndahen dy shpërblime shpërblimi i jurisë dhe shpërblimi i publikut për popullaritet.

Shpërblimi i jurisë, në vlerë prej 500 eurosh

Zgjidhjet ideore që do të pranohen do të vlerësohen në mënyrë të veçantë nga një komision treanëtarësh e përbërë nga përfaqësues të inicativës kundër gjuhës së urrejtjes. Do të vlerësohen ideja dhe inovacioni, ndërsa zgjidhja më kreative që do të zgjidhet nga komisioni i jurisë do të përdoret si element vizual për dizajnin e ueb-faqes nemrazi.mk, si dhe për aktivitete promovuese kundër gjuhës së urrejtjes në internet. 

Shpërblimi i publikut për popullaritet, në vlerë prej 200 eurosh

Të gjitha zgjidhjet që do të pranohen do të publikohen nëpërmjet faqes në Facebook www.facebook.com/nemrazi. Zgjidhja me numër më të madh të “like”-eve për ilustrimet që e përbëjnë atë do të konsiderohet favorit i publikut dhe do ta fitojë shpërblimin për popullaritet. Çdo përpjekje për keqpërdorim duke shfrytëzuar profile të rrejshme ose skripta të automatizuara do të sanksionohet nga ana e organizatorit të konkursit.

Klikoni këtu për kushtet teknike për pjesëmarrje për zgjidhjen më të mirë grafike.

Lajme të ngjashme

Back to top button