Dimovski: Vota për VMRO-DPMNE-në është votë për fabrika të reja, punësime dhe ristartim të gjigantëve industrial

Në katër vitet e fundit qëllimi i VMRO-DPMNE-së është të krijojë 70.000 vende të reja pune, tha sot në konferencën për shtyp në Veles Ilija Dimovski bartës i listës së kandidatëve në NjZ 3.

Ai banorëve të Velesit u porositi se vota e tyre  më 11 dhjetor do të jetë votë për hapjen e fabrikave të reja, ristartimin e gjigantëve industrial të dikurshëm dhe krijimin e kushteve  për punësime të reja.

Ai shtoi se VMRO-DPMNE tregoi se është struktura e vetme politike e cila për herë të parë pas njëzet viteve hap vende të reja pune. “Viteve të fundit,  në Republikën e Maqedonisë në punë shkojnë 160.000 persona të rinj. Para se ta ndërmarrim përgjegjësinë për shtetin çdo ditë në punë kanë shkuar vetëm 560.000 njerëz, sot ajo shifër është 720.000 njerëz, me emër dhe mbiemër. Ajo është suksesi ynë më i madh”, tha Dimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button