Ivanovski: Lustrimi ishte çmenduri, gjuante ata që s’mendojnë si pushteti

“Lustrimi- ose tredhja e mendjes së shëndoshë” është titulli i librit të ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski. Ivanovski sot ka promovuar librin e tij, ku bazuar në shembullin personal, përshkruan padrejtësitë e procesit të lustrimit, viktimë e të cilit ishte edhe vet ai, raporton Portalb.mk.

“Librin e karakterizojnë, marsi i vitit 1964- kur si nxënës i shkollës së mesme më morën shërbimet, shtatori i 2010 kur kuptova se do të lustrohem dhe maji i 2011 Gjykata e Strazburit, e cila vërtetoi se Maqedonia ka thyer rregullat”, veçoi mes tjerash Ivanovski.

Sipas tij, lustrimi e humbi esencën.

“Në vend të zbardhjes u shndërrua në errësirë. Pësoi fiasko. Një sulm i strukturuar qeveritar kundër inteligjencës që s’mendojnë si ata. Si të kuptohet ndryshe, pos si çmenduri. Prandaj e kam quajtur “tredhje- kastrim””, tha Ivanovski.

Librin e Ivanovskit e kanë vlerësuar lartë Margarita Nikollovska dhe Borçe Davitkovski.

“Qasje që në të ardhmen do t’i tejkalojë anët e këqija, të këtyre proceseve. Në luftë për shpëtimin e Maqedonisë duhet të angazhohen të gjithë që e duan lirinë”, theksoi Nikollovska.

“Nëpërmes shembullit personal, autori vërteton se lustrimi ishte mjet për të goditur ata që mendojnë ndryshe nga qeveria. Organet tona nuk dëshmuan atë që e vërtetoi Gjykata për të drejtat themelore në Strazbur. Autori ka shkruar për presionet që i ka patur gjatë 2008-10 kur kanë nisur presionet e para ndaj Gjykatës Kushtetuesë. Mirëpo, ajo theksohet më tepër pas refuzimit të disa ligjeve të Qeverisë, në kohën kur ishte kryetar Trendafil Nikollovski dhe refuzimi pastaj ka rezultuar me lustrimin. Që vërteton se procesi ka qenë i partizuar. Edhe Raporti i KE-së tha se lustrimi kishte motive partiake”, deklaroi Davitkovski.

Lustrimi ishte proces të cilit i parapriu Komisioni për lustrim. Komisioni vërtetoi përfshirjen e 300 personave si bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, ndërsa gjatë këtyre viteve shqyrtoi dosjet e mbi 30 mijë personave, mes të cilëve funksionarë aktualë dhe të dikurshëm, profesorë, shkrimtarë, e të tjerë.

Disa prej lustrimeve më të bujshme ishin ato për ish-ministrat Ljubomir Fërçkovski, Tomisllav Çokrevski, ish-ambasadori Gjorgji Spasov, ish kreu i Kushtetueses Trendafil Ivanovski, regjisorii Vladimir Milçin, ish-drejtori i DSK-së, Sllobodan Bogoevski e të tjerë – që të gjithë të afërt me opozitën./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button