Karaxhovski: Nuk është puna jonë ta zbulojmë se s’i ka dalë fotografia nga gjykimi “Fortesa2”

“Këshilli Gjyqësor nuk ka marrë kurrfarë njoftimi në lidhje me daljen e fotografisë nga seanca e mbyllur për gjykimin e të akuzuarit të Prokurorisë Speciale për rastin “Fortesa2” deklaroi, sot kryetari i Këshillimit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, duke shtuar se Këshilli Gjyqësor nuk është kompetent për atë çështje, njofton Portalb.

“Fotografinë  edhe unë mbrëmë e pash në media. Deri te ne nuk ka ardhur kurrfarë informacioni dhe ajo nuk është pjesë e punës sonë. Nëse arrin ndonjëfar njoftimi, në pajtueshmëri me kompetencat tona do t’i ndërmarrim masat e duhura, megjithatë kjo është lëndë e organeve tjera. Nuk është puna jonë që ta zbulojmë se si kanë dalë ato inçizime”, tha Karaxhovski.

Përndryshe në rrjetet sociale këto ditë ka dalë një fotografi nga seanca “Fortesa2”, në të cilën i akuzuar i parë është ish eprori i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski. Fotografia sipas të gjitha gjasave është bërë nga këndi ku janë të vendosura kamerat e Gjykatës me të cilat inçizohet seanca.

Gjykatësja Lidija Petrovska, e cila udhëheqë lëndën, të hënën e javës së kaluar ka potencuar se seanca do të inçizohet pasi që të akuzuarit kanë kërkuar që të mos inçizohen nga kamerat e televizionit, ndërkaq Gjykata e ka pranuar kërkesën e tyre.

Sipas ligjit për procedurë penale, çdo seancë inçizohet në mënyrë tonike ose audiovizuale, por inçizimet nuk munden që të shfrytëzohen jashtë procedurës penale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button