1,25 euro për metër katror do të paguajnë shkupjanët për gazifikim

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski njoftoi sot se Shkupi duhet gazifikuar në katër vitet e ardhshme. Kërkohet një koncesioner që do ta zbatojë gazifikimin në terren. Çdo qytetar që posedon banesë 80 metra katrorë si dhe për objektet tregtare që do dëshirojnë ti bashkohen rrjetit do të duhet të paguajnë 1,25 euro për metër katror. Çmimet janë fikse dhe të unifikuara dhe do vlejnë për të gjitha komunat.

‘Për banesë mesatare prej 80 metra katror kyçja do të jetë 100 euro, ndërsa nëse është më e madhe do të paguhet nga 1,25 euro për metër katrorë, apo nëse banesa është 100 m2 do të shumëzohet me 1,25 euro’, u shpreh Mile Janakieski , ministër i Transportit dhe lidhjeve.

Qeveria njoftoi se deri në fund të vitit do të nënshkruhet kontratë me koncesionerin për ndërtimin e rrjetit furnizues për gaz natyror në rajonin e Shkupit. Investimi është 100 milionë euro dhe do të ndërtohet përmes partneritetit publiko-privat. Koncesioneri brenda katër viteve duhet të ndërtojë 70% të rrjetit të furnizimit në rajonin e Shkupit, që përfshin 17 komuna.

Lajme të ngjashme

Back to top button