Vlera e shtuar e privatësisë së shkelur

Mënyra e publikimit të këtij “lajmi” le hapësirë për supozim se qëllimi i vetëm i publikimit ka qenë dëmtimi i autoritetit, linçi publik i personave të dhënat e të cilëve janë publikuar dhe frikësim i pjesëmarrësve të tjerë në protestë

Shkruan: Еlena STOJANOVA

“DIHEN IDENTIETET E TË ARRESTUARVE: Ka ardhur nga Struga që të thejë në Shkup me porosi të Zaevit – qan pse e kanë arrestuar!”. Ky është titulli i cili në shikim të parë ndoshta premton tekst interesant “informativ”, mirëpo nën titull, tekst praktikisht nuk ka. Gjithçka që mund të lexohet nën titullin janë të dhënat personale të personave që janë arrestuar gjatë mbajtjes së protestave dhe informatë se në bazë të cilit ligj janë arrestuar ata.

Emri dhe mbiemri, datëlindja (dita, muaji, viti), аdresa e banimit (rruga, numri dhe vendi) dhe fоtografitë janë të dhëna personale që janë publikuar si lajm, pa dhënë me këtë rast arsyetim se pse janë publikuar në tërësi. Ndoshta është me rëndësi të potencohet sjellja e të rinjve, prej nga vijnë ata, mirëpo a është me rëndësi se në cilën datë kanë lindur, në cilën adresë jetojnë?!

ПОЗНАТИ ИДЕНТИТЕТИТЕ НА УАПСЕНИТЕ Дошол од Струга да крши-crop
(Klikoni për format më të madh)

Mënyra e publikimit të këtij “lajmi”  le hapësirë për të supozuar se qëllimi i vetëm i publikimit ka qenë  dëmtimi i autoritetit, linçi publik i personave të dhënat e të cilëve janë publikuar dhe frikësim i pjesëmarrësve të tjerë në protestë. Është potencuar edhe informata se në bazë të cilëve ligje dhe nene janë arrestuar ata, mirëpo ato nuk janë sqaruar, që tregon në mënyrë plotësuese se “vlera” e vetme e këtij publikimi janë të dhënat e zbuluara personale të këtyre njerëzve. Është e qartë se portali i ka marrë dhënat  nga buletini ditor i MPB-së, ku thuhet:

Më 28 qershor të vitit 2016, në periudhën ndërmjet orës 19:40 deri në orën 21:40, në Shkup, nën organizimin e shoqatës qytetare “Protestoj”, rreth 1.500 qytetarë kanë mbajtur protestë, duke ecur prej PSP-së nëpër zonën qendrore të qytetit. Pas përfundimit të protestës në orën 21:40 janë arrestuar: K.S. (27) nga Shkupi sipas nenit 27 të LKKRQP-së dhe sipas nenit 15 të Ligjit përletërnjoftime, K.Zh. (33) nga Struga, sipas nenit 15 të Ligjit për letërnjoftime, ndërsa është thirrë edhe P.B. (30) nga Shkupi sipas nenit 27 nga LKKRQP.”

Siç mund të shihet, në buletinin ditor të MPB-së janë publiua inicialet, mosha dhe vendi (qyteti) i banimit të personave, që mjafton për anonimizimin e personave, të cilit duhet t’i përmbahen edhe mediet gjatë raportimit.

Në vend që të përpiqet t’i sqarojë arsyet e arrestimit të njerëzve gjatë protesatve, kohën e ka shfrytëzuar për t’i kërkuar të dhënat e plota të këtyre personave. Portali ka pasur për qëllim që ky lajm të lexohet dhe të jetë aktual për publikun e tij, mirëpo, me këtë rast ka harruar të mendojë për pasojat e publikimit të të dhënave personale. Konteksti në të cilin janë publikuar të dhënat dhe përmasat e tyre, e hapin edhe çështjen se çka mund të presin këta njerëz pas këtij publikimi: urim për ditëlindje në adresëm e shtëpisë apo ndoshta kërcënime për ta dhe familjet e tyre?

Në qoftë se ndiqet parimi themelor i drejtësisë gjatë raportimit të medieve, që ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë të personave për të cilët raportohet, media duhet të niset nga rëndësia e informatës. Në rastin konkret, thelbësor do të ishte dimension edukativ, gjegjësisht, obligimi i medies që nëpërmjet informatës t’i edukojë qytetarët se në përputhje me Ligjin për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike (LKKRQP), çdokush që e pamundëson shfrytëzimin ose dëmton ndërtesa publike, çesme publike, burime, plazhe, parqe, shëtitore ose objekte dhe instalime të tjera publike apo ato i ndot me materie dhe me mbeturina me të cilat ndotet mjedisi jetësor dhe natyra, dto t’i shqiptohet gjobë prej 100 deri në 400 еuro në kundërvlerë në denarë (neni 27).

Publikimi i identitetit të personave që janë arrestuar, datëlindjeve të tyre, adresave të plota dhe fotografrive është e tepërt në krahasim me rëndësinë e informatës, deri në atë shkallë sa që e humb peshën e lajmit. Ky publikim është shkelje e privatësisë së këtyre tre personave jo vetëm për shkak të sasisë së të dhënave personale që janë publikuar, por edhe për shkak të kontekstit në të cilin janë publikuar këto të dhëna. Vetë titulli i lidh këta njerëz me liderin e një partie politike, me çka menjëherë supozohet edhe përcaktimi i tyre politik.

Sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, ekziston edhe një kategori e veçantë e të dhënave personale që kanë edhe mbrojtje të veçantë, e ato të dhënat personale që e zbulojnë prejardhjen racore ose etnike, bindjen politike, fetare, filozofike ose ndonjë bindje tjetër, anëtarësinë në ndonjë organizatë sindikale dhe të dhëna që kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve, duke i përfshirë edhe të dhënat gjenetike, të dhënat biometrike ose të dhënat që kanë të bëjnë me jetën seksuale. Koncepti i “rëndësisë së informatës” është posaçërisht i rëndësishëm në këtë rast. Çdo përmendje e të dhënave të ndjeshme duhet të evitohet, veçanërisht nëse merret parasysh fakti se me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale është i ndaluar përpunimi i kategorive të veçanta të të dhënave personale, përveç në raste të jashtëzakonshme të përcaktuara me ligj.

Аrgument i cili gjithmonë e nxit debatin është kënaqja e interesit publik. Publikimi i të dhënave për personale për personat për të cilët hvillohet procedurë gjyqësore, administrative ose kundërvajtëse është në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht nëse merret parasysh edhe mosrespektimi i parimit të supozimit të pafajësisë. Interesi publik për aksionet e policisë është i madh dhe i arsyeshëm, mirëpo, sidoqoftë, mediet duhet të sigurojnë anonimizim adekuat të personave që janë të involvuar drejtpërdrejtë në këto procedura.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button