Feja si pjesë e propagandës mediatike

[Recension: “Ja si Ali Ahmeti respekton ezanin (VIDEO)”]

Besimi / religjioni duhet të jetë çështje personale edhe për personat publik. Ai nuk guxon të përdoret për prodhim të lajmeve me karakter publik, përveçse në raste ku vërtetë publiku ka ndonjë interes të lidhur ngushtë me këtë temë. Besimi si karakteristikë individuale nuk definon prezencën ose mungesën e vlerave të një politikani.

shkurtshqip-ja-si-ali-ahmeti-respekton-ezanin-1Linku deri te artikulli origjinal: “Ja si Ali Ahmeti respekton ezanin (VIDEO)”

Data dhe koha e publikimit: 27.11.2016

Data e recensionit: 28.11.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Ky është një tekst shumë i shkurtër, por me një tendencë për të bërë ndikim të madh. Autori nuk tenton të arrijë te lexuesit nëpërmjet pasqyrimit të asaj që është me interes publik në kontekstin zgjedhor. Nuk tregohet fjalimi i Ahmetit, asnjë fjalë për fushatën e BDI-së në prag të zgjedhjeve, asnjë pjesë nga platforma ose ajo që u premtohet qytetarëve… Vendin e fakteve dhe çështjeve të rëndësishme, e zë sensacioni që keqpërdor elementin fetar.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim  sot pati takim me banorët e Çellopekit dhe duke bashkëbiseduar ai ndërpret fjalimin dhe pret deri sa hoxha i fshatit të mbaron thirjen e ezanit me ç’rast kryetari Ahmeti theksoi se duhet të respektohet thirja e ezanit.

Në vazhdim ju sjellim videon ekskluzive.

Kjo është një formë promovimi, por jo nëpërmjet vlerave dhe interesave publike. Media, në formë jo të ndershme, e informon publikun për këtë veprim të Ahmetit që realisht nuk ka asnjë ndikim në mirëqenien e tyre dhe nuk prek interesat e tyre dhe jetën e tyre.

KODI ETIK I GAZETARËVE:

  • Gazetari do tu përmbahet standardeve shoqërore dhe korektësisë dhe do të respektojë dallimet etnike, kulturore dhe fetare në Maqedoni.

  • Gazetari duhet të jetë i vetëdishëm për temat e ndieshme etnike, kulturore, fetare dhe seksuale dhe t’i trajtojë në pajtim me ato.

Teksti ka qëllim të qartë manipulimin me ndjenjat fetare të pjesës më të madhe të lexuesve, duke u imponuar imazh pozitiv fetar të një figure politike.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button