Ahmeti: Kemi mendime të njëjta me Venizelos

Greqia është e gatshme ta ndihmojë Maqedoninë në rrugën drejt integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. Gatishmërinë e shtetit grek e ka përcjellë zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Evangelis Venizellos në takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.

Dy palët kanë ndarë qëndrime të njëjta për më shumë çështje, përfshi edhe nevojën për gjetjen e një kompromisi për emrin.

‘Ndamë mendime të njëjta për shumë çështje, sidomos në aspekt të lëvizjes, jo vetëm të vendim tonë, por edhe të rajonit në drejtim të anëtarësimit në NATO dhe BE. Sigurisht si çështje dhe pengesë paraqitet moszgjidhja e çështjes së emrit. Venizellos paraqiti një gatishmëri të plotë që do të angazhohet për një zgjidhje të pranueshme për të dy palët’, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Venizelos u takua edhe me presidentin Ivanov, ministrin e jashtëm Poposki dhe liderin e opozitës maqedonase LSDM, Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button