Shutka me shkollë të mesme

Komuna e Shtukës nga ky vit do të ketë shkollë të mesme me hapësirë prej katër mijë metra katrorë. Kështu tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski gjatë vizitës së tij në këtë komunë. 

Sipas tij, kjo shkollë do të ketë kapacitet për të regjistruar rreth 900 nxënës të arsimit të mesëm. 
“Kjo paraqet një investim kapital për këtë komunë e cila nuk posedonte hapësira adekuate për shkollë të mesme, për këtë objekt janë investuar nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit 100 milion denarë dhe pritet të përfundohet Brenda një muaji”, tha  Ristovski i cili vizitoi objektin i cili është në ndërtim e sipër. 

Objekti do të ketë 18 kabinete, bibliotekë dhe sallë sporti, ndërsa investime në Komunën e Shutkës janë bërë edhe për renovimin e shkollës fillore, në shumë prej 100 milion denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button