Ahmeti: Asnjë premtim nuk do të mbetet i parealizuar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ditën e fushatës zgjedhore e nisi përmes një bashkëbisedimi me banorët e Hotlës në Komunën e Likovës, njofton aktuale.mk.

Ahmeti para këtyre banorëve tha se në BDI qytetarët mund të gjejnë transparencën, urtësinë por dhe përgjegjësinë e lartë, pasi çdo shkronjë e platformës së hartuar nga ekspertë të fushave të ndryshme, do të realizohet me përpikmëri.

“Unë jam përpjekur që të mbjell tek BDI durimin, të dominojë transparenca, urtësia por edhe përgjegjësia e lartë, pasi atë që e shkruajmë duhet t’i dalim Zot. Cilat nga programi i së kaluarës, cilat çështje kanë mbetur pa i realizuar? Është çështja e NATO-së, na thonë se kemi premtuar antarësimin në NATO, e që në fakt nuk e kemi përfunduar, është e vërtet. Por ne kemi punuar, me përkushtim, unë jam angazhuar mjaft me takime brenda rajonit, që të zgjedhim problemin tashmë dy dekada të pazgjidhur. Këtu pengesë serioze është çështja e emrit të shtetit. Unë kam vlerësuar se pa ndihmën e komunitetit ndërkombëtar për të ulur emocionet e për të kthyer racionalitetin nuk ka ecje përpara. Prandaj ky është një mandat shumë i rëndësishëm për të marrë vendime të mëdha, e për të marrë kështu vendime duhet patur guxim”, u shpreh lideri i BDI-së dhe bartës liste për njësinë 6, z.Ali Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu para banorëve të Hotlës tha se qytetarët duhet të jenë syqelë se kë do të përkrahin në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Bartësi i Listës në njësinë zgjedhore numër 2, Ejup Alimi para banorëve tha se BDI kërkon votat e shqiptarëve gjithandej, në veçanti në rajonin e Karadakut pasi zhvillimi dhe mirëqenia e zonës e cila dha aq shumë në vitin 2001, do të realizohet vetëm përmes politikave të BDI-së dhe Ali Ahmetit.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button