Aksident i rëndë në Siberi, vdesin 11 persona

Së paku 11 persona, përfshirë edhe 9 fëmijë janë vrarë sot gjatë një aksidenti trafiku ku janë përfshirë disa automjete në Siberinë qëndrore, njoftojnë autoritetet ruse, njofton REL.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nga Qyteti Khanty Mansiysk për në Tyumen, ndërsa në të janë përfshirë një kamion, dy vetura dhe një autobus që kishte brenda 32 persona, përfshirë 29 fëmijë.

“11 kanë vdekur në vend, përfshirë edhe nëntë fëmijë, ndërsa 21 të tjerë janë dërguar në spital”, kanë thënë hetuesit e aksidentit.

Në vitin 2015, mbi 23 mijë njerëz kanë vdekur nëpër aksidente që kanë ndodhur rrugëve të Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button