“Gruaja desh vdiq nga overdoza e ujit”, paralajmërimi i ekspertëve

Ekspertët e shëndetit janë duke paralajmëruar njerëzit në lidhje me konsumimin e tepërt të ujit, pasi një grua për pak sa nuk vdiq nga overdoza e ujit.

59-vjeçarja vuante nga infeksionet e traktit urinar dhe një mjek i kishte rekomanduar që të pinte sa më shumë ujë (më saktë, 1 gotë ujë çdo 30 minuta).

Kjo këshillë e mjekut kishte bërë që gruaja të përfundonte në gjendje të rëndë në spital.

Pas trajtimit, gruaja u diagnostikua me hiponatremi akute, që shkaktohet nga nivelet e ulëta të kripës në gjak. Këto nivele ulen nëse pihet shumë ujë në një periudhë të shkurtër kohe. Simptomat përfshijnë të përziera, të vjella dhe dhimbje koke.

Në raste më të rënda, mund të ënjtjet truri dhe shkaktohet konfuzion, kriza, komë deri në vdekje.

Mjekët tregojnë se gruaja kishte shkuar në urgjencë në gjendje shumë të rëndë, duke u dridhur. Nuk ishte në gjendje as të fliste.

Fatmirësisht ata arritën ta shpëtojnë gruan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button