Tetovë, pjesët më të larta të qytetit deri ka mesi i marsit pa ujë

Banorët e Çarshisë së Epërme që jetojnë në pjesën mbi teleferikun, për të gjashtën ditë me radhë  nuk kanë asnjë pikë uji për pije.  

Ashtu si edhe pjesët e tjera të qytetit edhe pjesa mbi teleferikun, ka pasur gjithmonë vështirësi me furnizimin me uji, por të paktën një orë në ditë ka pasur uji sa për ti mbushur bidonat. 

Për të gjashtën ditë me radhë bidonate tyre qytetarët e kësaj lagje i mbushi në pjesët tjera të qytetit. Radha e pritjeve për të mbushur uji mund të shihet edhe në çezmën publike në fund të teleferikut.

Bekim Asani banor i kësaj lagje thotë se më parë kemi pasur ujë vetëm një orë në ditë ndërsa  tash gjashtë ditë me radhë  nuk kemi asnjë pikë ujë. 

Drejtori i NPK-Tetovë, Xhelal Ceka, thotë se nuk është e vërtetë se nuk ka asnjë pikë uji. Sipas tij nga ora 4.30 minuta të mëngjesit deri në ora 7 ka uji.

Ceka, thotë se, tani për tani prurjet e ujit janë në nivele shumë të dobëta dhe arrijnë deri në 180 litra uji në sekondë dhe është normale që uji të mos mund të arrijë në pjesët më të larta të qytetit.

Sipas tij kjo gjendje me furnizimin me uji do të jetë deri ka mesi i muajit mars, kur pritet që të shtohet edhe sasia e ujit.

“Duhet për çdo ditë  të përballemi me mbushjen  e bidonave të ndryshëm për të kryer kushtet elementare të njeriut, mund të paramendoni se çfarë jetë mund të kesh pa ujë të pijshëm, kjo është mjerim”, thotë Bekimi, banorë i kësaj lagje. 

Qyteti i Tetovës një kohë të gjatë është duke u përballë më mungesën e ujit për pije. 

Lajme të ngjashme

Back to top button