Vdesin 32 minatorë kinezë pas shpërthimit nga gazi

Autoritetet kineze e kanë konfirmuar se së paku 10 minatorët e ngujuar në një minierë të qymyrit kanë vdekur, duke e rritur numrin e viktimave në 32 të vdekur në tërësi, në Kinën veriore.

Konfirmimi i rasteve të fundit është dhënë një ditë pas një shpërthimi të shkaktuar nga gazi në minierën e qytetit, Chifeng, shkruan rel.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e 22 minatorëve pothuajse menjëherë pas shpërthimit.

Në tërësi kanë qenë 181 minatorë që ishin duke punuar nën tokë kur ka ndodhur shpërthimi. Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua raporton se 149 minatorë kanë arritur të shpëtojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button