Flasin eskpertët, Venizelos mund të ketë fjalor afrues por nuk do të ndodh diçka spektakulare

Vizita e Venizelos në Shkup, nuk do ta zhbllojë procesin, por mund të zbus qëndrimet Greqi-Maqedoni.

Kështu thonë eksperët politik, Mersel Bilalli dhe Albert Musliu duke komentuar deklaratate ndara të VMRO-DPMN-së dhe BDI-së, për pritjet nga ardhja e tij.

Profesori unversitar, Mersel Bilalli, nuk pret diçka spektakulare, ndërsa nuk habitet me qëndrimet e ndara të partnerëve të koalicionit.

‘Nuk pres diçka spektakulare, unë mendoj se nuk ka disponim real politik që të zgjidhen problemet kyqe madje bëhen edhe kurthe në atë drejtim pengesa serioze duke u organizuar grupe të ndryshme gjoja spontane të vetshpallura eskpert. Sa u përket dallimeve me siguri është pasojë e realitetit objektiv politik në Maqedoni se të dy partitë politike edhe pse janë në koalicion diametralisht ndahen sa i përket çështjes së zgjidhjes së emrit, por edhe pozicionet greke janë selektive dhe e gjithë kjo është ajo që manifestohet edhe realisht edhe publikisht’ tha Bilalli.

Analisti, Albert Musliu, tha se pret fjalor afrues nga ana e Venizelos i cili nuk vjen në Maqedoni si ministër i jashtëm grek por si përfaqësues i vendit kryesor me KE-në.

‘Mund ta kuptoj unë për shkak të animozitetit të cilën VMRO-ja edhe e ka ndaj palës greke dhe lidhur me kapmapnjën apo opinionin të cilën e krijon lidhur me kontestin me Greqinë. Ndërsa qëndrimi më optimist i BDI-së është edhe konform aktiveteve të cilat i ka realizuar me zyrtarë të lartë të palës greke edhe me vetë Venizelos. Qëndrimi i atij duhet të jetë pozitiv ngase është në vëzhgimin e partnerëve evropian, ashtu që besoj se edhe vokabulari i tij do të jetë pozitiv, besoj se fjalori që do ta përdor ai do të jetë fjalor afrues, nuk besoj se kjo vizitë do ta zhbllokoj procesin por gjithsesi mund ta zbus klimën e ashpër e cila është prezente për disa vite me radhë’ tha Musliu.

Ndryshe, për ardhjen e Venizelos në Shkup, Bujar Osmani i BDI-së është shprehur optimist, ndërsa Antonio Milloshovski i VMRO-DPMNE-së, ka thënë se gjithë ata që shpresojnë do zhgënjehen./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button