Milevski: Maqedonia do të jetë sfidë për gjithë në Poloni

Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka dhënë intervistë të shkurtë për mediumet e pranishme pas shortit në Krakov për grupet e Kampionatit Evropian për të rinjë që në vitin 2017 do të zhvillohet në Poloni. Maqedonia është në grupin B bashkë me Portugalinë, Spanjën dhe Serbinë.

Na jepni mendimin tuaj për shortin?

“Vlerësoj se jemi në një grup shumë të fortë, mirëpo e dijmë se në këtë garë nuk ka përfaqësuese të dobëta. Ne jemi me Spanjën, Portugalinë dhe Serbinë, dy reprezentacionet e para kanë fituar titullin evropian, ndërsa kjo gjeneratë e Serbisë ka fituar Kupën e Botës. Mendoj se jemi ndoshta në grupin më të fortë me shumë përfaqësuese të forta, mirëpo mendoj se ne kemi cilësi të ballafaqohemi me të gjithë. Shpresoj se do luajmë mirë, njëjtë si gjatë ciklit kualifikus”.

Çka do të thotë për Maqedoninë të jeni pjesë e një gare të këtillë, pasi ju jeni ekipi i parë përfaqësues nga Maqedonia që arrin kualifikimin në një garë të madhe? A krijon kjo presion shtesë për ju dhe si ndjeheni për këtë?

“Së pari do të doja edhe një herë të falemenderoj të gjithë në ekip dhe t’u dëshiroj sukses dhe momente të bukura. Mendoj se ëndërra jonë u realizua, mirëpo ëndërra ende vazhdon. Jam i sigurtë se në Poloni do të luajmë futboll të mirë dhe do të promovojmë vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Çka mendoni se mund të jetë sukses për Maqedoninë në këtë Kampionat Evropian?

“Qëllimi ynë është të dëshmojmë se dijmë të luajmë futboll dhe se kemi cilësi dhe potencial. Jam i bindur se do të jemi sfidë për të gjithë në këtë kampionat. Do të luajmë futboll të mirë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button