Ushtarët amerikan bombardojnë gabimisht shokët e tyre (Video)

Një incident ka ndodhur në Afganistan, ku jeta e ushtarëve amerikanë është rrezikuar seriozisht nga kolegët e tyre.

Sipas mediave të huaja një grup ushtarësh amerikanë që ndodheshin në një bazë të vogël në Afganistan janë bombarduar gabimisht nga avionët e tyre.

Ushtarët tregojnë se, ata ishin duke pushuar kur papritur dëgjohet një shpërthim i fortë, kur një avion bombardues amerikan lëshoi gabimisht një bombë me peshë 250 kilogram mbi ta.
Njëri prej ushtarëve me kamera në trup u çua dhe filloi të lëvizë nëpër bazë për të parë gjendjen e shokëve të tij, të cilët ishin thjesht të çorientuar dhe nuk po kuptonin se çfarë ndodhi.

Mrekullisht asnjë prej ushtarëve nuk humbi jetën apo u plagos nga shpërthimi i fortë. Avioni bombardues ishte thirrur për të goditur forcat talibane në një luginë të zonës, por gabimisht bomba u lëshua mbi shokët e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button