Graabak i jep medaljen e artë Norvegjisë

Ka qënë si gjithmonë një garë emocionuese ajo e kombinimit nordik ku ndërthuren më së miri emocionet që dhuron kërcimi me ski nga trampolini me garën e Cross Country. Pas kërcimit nga trampolini gjermani Eric Frenzel ka qënë në krye të garës por me fillimin e fraksionit të skive, Frenzel ka filluar të humbasë terren shumë shpejt. 

Ai që ka përfituar më tepër nga kjo situatë ka qënë norvegjezi Jorgen Graabak i cili ka luftuar deri në metrat e fundit të garës në një sprint emocionues me bashkombasin e tij Magnus Moan duke marrë medaljen e artë. Ky i fundit ka merituar medaljen e argjendit duke bërë një dopietë të bukur për ekipin norvegjez. 

Medalja e bronzit i shkoi gjermanit Fabbian Rieddel ndërsa kryesuesi i kërcimit me ski nga trampolini Eric Frenzel ka mbyllur garën vetëm në vendin e 10-të me 30.4 sekonda nga fituesi i garës, norvegjezi Graabak.

Lajme të ngjashme

Back to top button