Cili “mjek” jep receta për tensione

Branko Gjorgjevski, koment – “ Receta të tejdukshme për tensione”, Dnevnik
“Helmi” i panjohur në Gostivar erdhi në mënyrë misterioze si edhe herrave tjera, ndërsa reisi i BFI-së gjeti pikërisht tani të tregojë se prefekti i Prilepit është i fundit në mesin e tridhjetëve që, sipas tij, qëndrojnë prapa djegies së Çarshi xhamisë.

Petar Arsovski, kolumnë – “ Edhe qengj edhe para”, Utrinski Vesnik
Rezistenca të cilën edhe pushteti edhe pjesa dërmuese e qytetarëve e kanë drejt realitetit, do të shkaktojë ballafaqimin me viktima të reformës, ndërsa çmimi social për përparimin tonë të paguhet menjëherë.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Kush ngriti dorë mbi Lençen” Utrinski Vesnik
Pushteti po bëhet nervoz dhe i frikësuar, ditë e më shumë aplikon forcë tej mase, po i frikëson dhe parandalon protestat e punëtorëve që kërkojnë të drejta sociale. Posaçërisht nën shtypje është Liljana Georgievska, e cila nga gazetarët e fitoi nofkën “Lençe Kumanovçe”, lider karizmatik i punëtorëve viktima të falimentimit.

Naum Kotevski, editorial – “ Të varfërit sot nuk kanë gjuhë të përbashkët”, Utrinski Vesnik
Kush e krijoi masën falimentuese, LSDM ose VMRO-DPMNE? Kush i pari sulmoi dhe e humbi kontrollin gjatë protestave para qeverisë – të varfrit ose policia? A është i rrejshëm ose partiak, ose është i vërtetë zëri i të padrejtësuarve?

Ljupço Popovski, kolumnë – “ Makinë ferri në Vodno”, Utrinski Vesnik
Në garën ku ndërgjegjja është memece, Vodnoja është e humbur. Prej se e humbi shenjtoren ekologjike, pyetja është se ku do të ngrit Shkupi tani një mal per vete, pasi që nuk mundi këtë ta mbrojë.

Liljana Grxho – Damovska, kolumnë –“ Heronjtë e vjetër dhe koha e re”, Dnevnik
Kjo është koha e manipulatorëve pa moral, e gënjeshtarëve, e ekspertëve të vetëedukuar, e djelmoshave te cilëve kostumi i parë është ai i i drejtorit, i vashave që kanë bë hapat e para me take të larta.

Pande Kolemishevski, kolumnë –“ Rrathë të jetës, rrathë të ferrit”, Dnevnik
Ka njerëz të cilët tërë jetën rrotullohen rreth disa rrathëve, si që ka edhe njerëz që kurrsesi nuk munden të dalin nga rrathët e tyre të magjepsura. Edhe cikli i jetës së njeriut është një rreth i papërkryer, si rrota.

Petar Atanasov, kolumnë – “Masa për zgjimin e klasës së mesme”, Sloboden Peçat
Intelektualët u harxhuan, fshatarët presin subvencione, rinia po largohet, administrata po plotëson lista partiake, biznesi gjendet në gjumë dimri, ndërsa shkollat numërojnë pikë nga testimi “ekstern”.  A mjaftojmë për kthesë?

 

Lajme të ngjashme

Back to top button