Audi zbarkon në Gjenevë me S3 Kabriolet

Audi është zotuar se do të sjellë në edicionin e 84-të të panairit ndërkombëtarë të veturave në Gjenevë, linjën S. Në paketën e linjës S do të jenë të dipsonueshme veturat me tri dyer S3, me pesë S3 Sportback, me tri S3 Kabriolet, por me motor me 2.0 litra me katër cilindra TFSI që prodhon 300 kuaj fuqi.

Fuqia motorike është e shtirë në të katër rrotat dhe në transmisionin S tronik me gjashtë shpejtësi, që i mundëson kabrioletit të ri të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 5.4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h.
Audi S3 Kabriolet peshon në total 1,620 kilogram, ndërsa karriget janë të vendosura në pozitë më të ultë për 25 mm, dhe nga jashtë janë të vendosur mbrojtës më të mëdhenj anësorë.

Në paketë do të jenë të disponueshme tri ngjyra të ndryshme, dhe do të ketë bagazh të mjaftueshëm për një familje prej 245 litra. Por nuk do të mungojnë edhe fellnet 18 inç dhe rrotat e profilit të ultë 225/40 R18. I paraparë për të dal në treg gjatë kësaj vere, Audi S3 Kabriolet 2014 pritet të shitet me një çmim fillestar prej 48,500 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button