Kryetari i Prilepit e fali kryetarin e BFI-së

Deklarata e Kryetarit të BFI-së Sulejman Rexhepi e postuar në profilin e tij në Facebook është deklaratë jo e hartuar mirë dhe për të ardhur keq, deklaroi Kryetari i Komunës së Prilepit Marjan Risteski.

Sipas Risteskit nëse ky profil është vërtet i kryetarit të BFI-së, deklarata është shembull për mungesën e lidershipit dhe vizionit të njeriut të parë të BFI-së i cili sipas Ristevskit, me autoritetin e tij nuk mund ti zgjedh problemet e brendshme në BFI.

“Edhe pse nuk i përkas fesë islame atëherë e lus Allahun e tij që ti jep forcë që ai të mbetet i denjë në principet e fesë së tij e cila bën thirrje për tolerancë dhe mirëkuptim. Me frymën e krishterimit i them se nga un e ka të falur për këtë deklaratë të pakualifikuar dhe deklaratë për të ardhur keq”, deklaroi Ristevski.

Ndryshe, zëdhënësi i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Abaz Islami, ka bërë të ditur se deklarata e kryetarit Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi në rrjetin social Facebook në lidhje me kryetarin i Komunës së Prilepit Marjan Ristevski, ka qenë personale dhe jo institucionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button