Obama: Ukraina të lëvizë kah qeveria e unitetit

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se marrëveshja e arritur për pushim të armiqësive ndërmjet qeverisë dhe protestuesve, ndoshta “do të qëndroj”, por përfundimisht, Ukraina duhet të lëvizë kah qeveria e unitetit dhe zgjedhjet e lira dhe korrekte.

Këto komente zoti Obama i bëri mbrëmë vonë në Meksikë, disa orë pasi presidenti ukrainas, Viktor Yanukovich, dhe liderët opozitarë, arritën marrëveshje për pushim të armiqësive dhe për fillimin e bisedimeve direkte për përfundimin e krizës së përgjakshme në këtë vend, transmeton REL.

Presidenti Obama tha se ai nuk i sheh përleshjet e dhunshme në Ukrainë dhe Siri, ndërmjet qeverive dhe popullit të tyre, si pjesë e “Lojës së shahut të Luftës së Ftohtë”, ku garojnë Shtetet e Bshkuara dhe Rusia.

Obama tha se megjithqë Rusia ka ndikim në të dy qeveritë, trazirat në këto dy vende janë ngritur nga populli që insiston në të drejta fundamentale.

Lajme të ngjashme

Back to top button