Vendimi i apelit për Blatter jepet të hënen

Ish presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter do e marrë vesh të hënen nëse e ka fituar apelin kundër vendimit që e ka lënë atë jashtë trupit udhëheqës botëror të futbollit, transmeton REL.

Blatterit i është ndaluar puna me akuzën për shkelje etike, një rast ky që konsiderohet si një nga skandalet më të mëdha në FIFA.

Ai e ka udhëhequr FIFA-n për 17 vjet deri në muajin qershor kur dha dorëheqje pas dorëheqjes së një numri zyrtarësh të futbollit, përfshirë edhe anëtarët e komitetit ekzekutiv të FIFA-s dhe entiteteve, të cilën në SHBA janë akuzuar me akuza për marrje ryshfeti.

80 vjeçari Blatter nuk ka qenë në mesin e të akuzuarve, por u përfshi në rast pasi iu ndalua të merret me të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me futbollin nga komiteti i etikës në FIFA.

Krahas tij, puna iu ndalua edhe presidentit të trupit evropian të futbollit, UEFA, Michel Platini.

Ndërkohë, hetuesit nga Zvicra janë duke u marrë me vendimin e vitit 2010 kur u vendos që e drejta e organizimit të Kupës së Botës në vitin 2018 t’i jepet Rusisë, ndërsa e njejta për vitin 2020, t’i jepet Katarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button