Rama: Të gjitha portet e Shqipërisë janë edhe të Kosovës

Kryeministri shqiptar, tash nuk e sheh të nevojshme të merret shumë me Sali Berishën.

Megjithatë ka ca gjëra, që sipas tij, ende duhet përmirësuar pas qeverisjes disavjeçare të rivalit të tij politik si p.sh, projekti i portit të Shëngjinit, që ish-kryeministri shqiptar e quante “Porti i Kosovës” edhe pse asnjëherë nuk u bë asgjë nga kjo punë.

Kur Edi Rama erdhi në Kosovë, për të promovuar librin e tij “Kurban”, pjesa më e madhe i kaluar duke i sqaruar ato siç i quante ai “gënjeshtrat e Sali Berishës për të dhe socialistët shqiptar”.

Gati tre vjet më vonë i bindur se Kosova tashmë e ka kuptuar të vërtetën, kryeministri shqiptar derisa flet për “Zërin, tash nuk e sheh më të nevojshme të merret me asnjë deklaratë të Berishës.

“Të gjitha portet e Shqipërisë janë edhe portet e Kosovës”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button