“Fokus”: DSK i ka përgjuar të dënuarit e rastit “Monstra” përpara vrasjes së pesëfishtë!

Misteri rreth vrasjes së pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012 në Liqenin e Smillkovës, në vend që të zbardhet, ajo edhe në shumë po ngatërrohet, shkruan javorja “Fokus”, transmeton Portalb.

Përderisa pritet që PSP të deklarohet për rastin në fjalë, “Fokus” nga burimet e saja të sigurta mëson se një pjesë e të dënuarve për kryerjen e vrasjes, kanë qenë të përgjuar gjatë kohë përpara se të ndodhë vrasja nga ana e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), me të cilën ka udhëhequr kushëriri kryeministrit Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov.

Pritjet janë se këto biseda, të cilat nuk janë përdorur në procedurë gjyqësore, mund ta ndërrojnë rrjedhën e deritanishme të rastit dhe përfundimisht të zbulohet porositësi dhe motivi i vërtetë.

Familjarët e të burgosurve për rastin ‘Monstra’ një majin  e vitit 2012 e kujtojnë si një ndër ditët më të këqija të jetës së tyre, pasi që trauma e aksionit policor të zhvilluar para katër viteve ende nuk ka kaluar. Ata thonë që ju vjen keq që ka ndodhur vrasja e pesëfishtë afër liqenit të Smillkovës, për të cilën familjarët e tyre janë burgosur përjetësisht, por që janë të pafajshëm dhe se vrasësit e vërtetë duhet të zbulohen.

Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë.

Gjatë seancës, rasti "Monstra"
Gjatë seancës, rasti “Monstra”

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët si dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm, përcjellë Portalb.

Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë.

Çfarë thotë PSP për rastin “Monstra”?

“Ka filluar procedura parahetimore. Ne vlerësojmë se rasti është në interes të opinionit. Mgjithatë sikur edhe në rastet tjera, për çdo informatë shtesë opinioni do të njoftohet,” kështu është përgjigjur në pyetjen e gazetarit të Portalbit zëdhënësja e Prokurorisë Speciale Publike Lençe Ristovska, në konferencën për shtyp të 15 shtatorit.

PSP garantoi para mediave se nuk do ta kursejë asnjë individ që ka shkelur Kodin Penal dhe se do të kërkojë sanksionimin e të njëjtit, pavarësisht funksionit që ka në hierarkinë e pushtetit. Përndryshe nga PSP deklaruan se në asnjë moment të aktivitetit të tyre nuk ka mungesë të transparencës. Thjeshtë, PSP i respekton të drejtat që kanë palët e përfshira në rastet që hetohen dhe respekton parimin e prezumimit të pafajësisë.

Cili është qëndrimi dhe veprimi i partve rastin “Monstra”

Pengimi i ndryshimeve në ligjin për dëshmitarët mbrojtës nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ishte obstruksioni i radhës ndaj institucionit të PSP.

Prokuroria Speciale Publike, ka kohë që ka kërkuar ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Sipas tyre, me qëllim që të hyjnë më thellë në lëndët e vështira si “Monstra”, “Sopoti” dhe “Martin Neshkovski”.

Edhe pse në publik partitë parlamentare shqiptare zotohen se janë në një linjë me faktorin ndërkombëtar, veprimi i mosvotimit të ligjit të dëshmitarëve të mbrojtur tregoi diçka tjetër. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button